17:25 / 23.05.2019
VIDEO – Matoshi: Mocionet legjitime, por mocioni opozitës s`ka arsyetim
Halil Matoshi, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk ka justifikim për një mocion eventual për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka folur të enjten në “Imazh” te RTK.
“S’kemi kohë për frikë, qeveria Haradinaj është në detyrë, në kulmin e aktivitetit, jemi të përqëndruar për takimin me kancelaren Merkel. Sa u përket mocioneve, janë legjitime në demokraci. Por si të justifkohet një mocion i tillë, kur opozita nuk e ka asnjë alternativë dhe asnjë adut pse duhet të rrëzohet Haradinaj?”, ka thënë Matoshi.
Matoshi është shprehur se ndoshta opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij një gjë e tillë është çështje e tyre.























