Gol kuqezi në Slloveni, Çekiçi sinjal Edi Rejës
BKT
Sport

Gol kuqezi në Slloveni, Çekiçi sinjal Edi Rejës

Endri Çekiçi është futbollisti i momentit në kampionatin slloven.

Sulmuesi shqiptar i dha fitoren e dytë radhazi ekipit të Olimpija Ljubljana duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 kundër Mura.

Pjesa e para u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, sulmuesi pogradecar kaloi Olimpjan në avantazh duke shënuar nga brenda zonës. Ky ishte goli i gjashtë në kampionatin slloven për Çekiçin, ndërsa ka dhënë edhe një asist në 9 ndeshje.

Me këtë fitore Olimpja blindoi vendin e dytë në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 69 pikëve dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League për edicionin 2019-2020.

22 vjeçari u bashkua me Olimpija në merkaton e janarit nga Dinamo Zagreb dhe në fillim hasi vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës, por tani duket se është ambientuar mjaft mirë duke shënuar rregullisht, raporton oranews.

Të gjithë golat, Çekiçi i ka shënuar në harkun e një muaji, duke i rritur shumë kredincialet e tij.

Me formën që po kalon ai është një opsion edhe për kombëtaren shqiptare dhe trajneri Edi Reja duhet ta marr në konsideratë.

Askush nga sulmuesit që janë pjesë e kombëtares nuk kanë bërë më mirë se ai në muajin e fundit, një tjetër fakt që e bën 22 vjeçarin që të tërheq vëmendjen e Rejës.