Julio Baptista varë “këpucët në gozhdë”
BKT
Sport

Julio Baptista varë “këpucët në gozhdë”

Julio Baptista vendos të varë këpucët në gozhdë.

Sulmuesi brazilian, i datëlindjes 1981, tërhiqet zyrtarisht nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

“Gjithmonë jam munduar të jap më të mirë në të gjitha skuadrat ku kam pas fatin të luaj: Sao Paolo, Siviglia, Real Madrid, Arsenal, Roma, Malaga, Cruzeiro, Orlando City dhe Cluj. Tani ka ardhur koha për t’u tërhequr e për të nisur një jetë të re. Faleliminderit!”

Baptista e nisi karrierën në vendlindjen e tij, Brazil, në radhët e Sao Paolos, para se të transferohej në Spanjë te Sevilla.

Kulmin e karrierës e pati me Realin e Madridit e më pas me Romën në Serinë A.

Ka fituar një titull kampion në La Liga me madrilenët, ndërsa në përfaqësuesen e Brazilit, me të cilën luajti 47 ndeshje, ka ngritur larg dy herë Copa America dhe po kaq herë Kupën e Konfederatave.