Kështu mbyllet pjesa e parë Trepça ’89-Feronikeli
BKT
Sport

Kështu mbyllet pjesa e parë Trepça ’89-Feronikeli

Pjesa  e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, është mbyllur me epërsinë e kampionëve në fuqi prej 0-2, raporton RTKlive.

“Minatorët” dhe ‘Nikli’ po luajnë në finalen e kësaj gare prestigjioze në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Astrit Fazliu (16’) dhe Mendurim Hoti (27’), shënuan nga një gol për avantazhin e skuadrës nga Drenasi.

Feronikeli është në rrugë të mirë që pas trofeut të titullit të kampionit, ta rrëmbeje edhe trofeun e Kupës së Kosovës.