Sarri merr me vete edhe Hysajn tek Juvenutsi
BKT
Sport

Sarri merr me vete edhe Hysajn tek Juvenutsi

Duket se gjërat po bëhen më të qarta.

Juventus kërkon trajner dhe Sarri është një kandidat i mundshëm. Nga Anglia raportojnë se ai do të largohet pas finales së Ligës së Europës.

Nëse kjo ndodh, sipas gjasave ai do të shkojë te Juventusi. Kërkesat e tij janë të qarta, sipas “Corriere dello Sport” , Sarri do të marrë me vete edhe Hysajn. 

Situata e këtij të fundit është kthyer në telenovelë. U tha se Ançeloti ka fituar besim te shqiptari, por mediat italiane shkruajnë ditën e sotme se një thirrje e Sarrit do të ishte mjaft tunduese për mbrojtësin e djathtë të kombëtares së Shqipërisë.