20:29 / 25.05.2019
VIDEO-Opozita e ka të vështirë t`i sigurojë votat për rrëzimin e qeverisë
E derisa LDK e Vetëvendosje kanë nisur takimet për bashkërendimin e hapave për mocion mosbesimi për Qeverinë, analistët po konsiderojnë se opozita e ka të vështirë t`i sigurojë votat për rrëzimin e qeverisë.
Aktualisht partitë opozitare llogaritet t'i kenë 56 vota, përfshirë edhe PSD-në, kurse për rrëzimin e qeverisë duhen 61 deputetë.























