Dënimi i krimeve të kryera nga Serbia hap rrugë për marrëveshje
BKT
Lajme

Dënimi i krimeve të kryera nga Serbia hap rrugë për marrëveshje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se dënimi i krimeve të kryera nga forcat serbe i hap rrugë një marrëveshjeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Këto komente Veseli i bëri gjatë takimit me strukturat e reja të degës së partisë që drejton në Kaçanik.

Ai ka folur për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovës, ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit si dhe atë të Dëbimit. Veseli tha se këto propozime kanë për qëllim të kërkojnë drejtësi për mijëra viktima të pafajshme që janë vrarë e masakruar nga forcat serbe, duke i hapur kështu pastaj rrugë arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.


MË SHUME NGA Lajme