23:55 / 25.05.2019
Zaevi e pret në shtëpinë e tij Haradinajn
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në shtëpinë e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Të dy kryeministrat, u shoqëruan nga bashkëshortet e tyre, Anita Haradinaj dhe Zorica Zaev.
“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
























