Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Nexhat Balaj, profesor Universitar i Gjelbërimit dhe peizazhit Urban.

Kurse Siemon Djankov drejtor i hulumtimeve në Bankën Botërore, do të flas për përmirësimin e performancës ekonomike.

Ndërsa Adri Nurellari këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do të flas për akuzat e pabaza rreth skandalit me fajde, nismën e tribunalit dhe zgjedhjet në PDK.

Për "Ditën olimpike 2019", në 25 komuna të Kosovës, i ftuar është Shasivar Haxhijaj Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme