Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviçit
BKT
Lajme

Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviçit

Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj të vitit 1999, konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviç, si kriminel lufte.

Me një prill të vitit 1991, Millosheviçi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhrin e Qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, ku me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviçi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë.

Gjykimi kundër Millosheviçit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje - Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të këktij viti.

Gjykimi kundër Millosheviçit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut.

Me 22 shkurt, Milloshviçi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.

Me 11. mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij.


MË SHUME NGA Lajme