Dua Lipa arrin 30 milionë ndjekës në Instagram, ka një mesazh për ta
BKT
Magazina

Dua Lipa arrin 30 milionë ndjekës në Instagram, ka një mesazh për ta

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa falënderon ndjekësit e saj.

Këngëtarja shqiptare shumë e dashur edhe prej publikut ndërkombëtar ka arritur 30 milionë ndjekës në ‘Instagram’.

“30 milionë!!! Faleminderit. Jam e lumtur që jam gjallë, duke bërë muzikën që dëshiroj, me njerëzit që i dua, për njerëzit që i dua (Juve)”, ka shkruar Lipa në postimin e fundit, në llogarinë e saj.

23-vjeçarja këtë sukses e feston në shtetin francez ku është duke i kaluar disa ditë pushimi. 


MË SHUME NGA Magazina