Kimberly Wyatt në pritje të fëmijës së tretë, preferon ta ketë djalë!
BKT
Magazina

Kimberly Wyatt në pritje të fëmijës së tretë, preferon ta ketë djalë!

Kimberly Wyatt, e Pussycat Doll’s është në pritje të fëmijës së saj të tretë me Max Rogers.

Performuesja e hitit ”Don’t Cha”, 37 vjeçarja e zbuloi këtë sekret për OK! Magazine ndërsa pohoi se kjo e re në jetën e saj ishte befasi e këndshme.

Ajo tha:”Ishte befasi-  por një e mrekullueshme”.

Wyatt po ashtu pranoi se ajo dhe Rogers nuk kishin planifikuar të kishin një fëmijë të tretë kaq shpejtë.

Kimberly Wyatt nuk e mohoi se pëlqen që ky fëmijë i saj të jetë djalë por parimisht ajo dhe partneri i saj pranuan që duan një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm.


MË SHUME NGA Magazina