Haradinaj "ndeshet" me kampionen Majlinda Kelmendi
BKT
Sport

Haradinaj "ndeshet" me kampionen Majlinda Kelmendi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot e ka vizituar klubin e xhudos ”Ipon”.

Haradinaj ka thënë se mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.