VIDEO - Kastrati: Financimi dhe mungesa e objektit, sfida për RTK-në
BKT
Lajme

VIDEO - Kastrati: Financimi dhe mungesa e objektit, sfida për RTK-në

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati po merr pjesë në forumin, “Global Media Forum 2019”, në Bon. Ai gjatë këtij forumi ka patur takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Deutsche Welle-s, Peter Limbourg dhe me shumë udhëheqës të tjerë të medieve botërore.

Drejtori Kastrati, në një bisedë për DW, tha se ky forum ishte një mundësi e mirë që të njoftohet me një numër të sa më të madh të njerëzve që udhëheqin mediet kryesore në mbarë botën. Ai foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet RTK-ja. “Kisha një takim shumë të mirë me Drejtorin Gjeneral të Deutsche Welle-es, si dhe zëvendësdrejtorin e tij, ishte një mundësi e mirë për shkëmbim të informatave, kur dihet bashkëpunimi shumë vjeçar i RTK-së me këtë medium”, tha ai.

Kastrati sqaroi se në këtë bisedë u fol për ndihmën që DW i ka dhënë RTK-së, me emisione të shumta dhe me paraqitje direkte, emisionet e të cilës jepen edhe në RTK.

“Me DW muajin e kaluar është nënshkruar edhe marrëveshja për projektin, “Gjenerata 99”, që ka për synim të ofrojë gjeneratat, shqiptarë e serbë të këtyre viteve në Kosovë. Me DW do të kemi edhe shumë projekte të tjera të përbashkëta dhe për këtë i falënderohemi shtetit gjerman”, tha ai.

Drejtori Kastrati foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet RTK-ja. “Sfida kryesore në RTK, si edhe mediet tjera është programi, atë që u ofrojmë shikuesve, për të cilët edhe ekzistojmë. Do të mundohem që të shikuesve tu ofrojmë një program shumë më të mirë dhe të jemi konkurrent me mediet e tjera në bote”, tha ai.

Sfida kryesore të këtij mediumi, sipas drejtorit Kastrati, janë edhe mungesa e objektit dhe ajo buxhetore. Me punën në këtë objekt dhe me një buxhet kaq të vogël, mundësit për zhvillim janë shumë të vogla.

“Do të mundohem që të ofroj kushte më të mira dhe të barabarta për të gjithë punonjësit, por pa zgjedhjen e çështjes së financimit është vështirë që të arrimë këto synime. Unë do të mundohem që edhe me këto mjetë që na ndahen të ofrojmë program sa më të mirë për shikuesit tan”, tha pos tjerash drejtori Kastrati.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme