Marc Anthony: Jam i lumtur që vajza ime ka pasion për muzikë sikurse unë
BKT
Magazina

Marc Anthony: Jam i lumtur që vajza ime ka pasion për muzikë sikurse unë

Nëse jeni bija e Marc Anthony dhe Jennifer Lopez shanset janë të mëdha që ju do të bekoheni me gjene muzikore.

Dhe nuk është çudi që Emme Maribel, dëshiron të ndjekë gjurmët e prindërve të saj me një karrierë në muzikë.

E për këtë edhe babai i saj është prapa me mbështetjen e tij të plotë.

Anthony foli për Enrique Santos në shoun iHeartRadio dhe u tregua i sinqertë për 11 vjeçaren Emme dhe vëllain e saj binjak Maximilian ‘Max’ duke thënë se të dy kishin pasion për muzikë.

“Muzika ishte një pjesë e jetës sime dhe shpresoj që të jetë e njëjta edhe për Emme”.

“Dhe nëse kjo është ajo që ajo dëshiron të bëjë … mirë, ajo duhet ta bëjë këtë, sepse ajo e pëlqen atë, jo sepse ajo i duhet për famë, apo popullaritet por sepse e pëlqen”.

Emme tregoi talentin e saj me një këngë të Alicia Keys në një video që e publikoi Jennifer Lopez në rrejtet sociale.


MË SHUME NGA Magazina