VIDEO - Islami: Policia e Kosovës ka kryer aksionin në mënyrë profesionale
BKT
Lajme

VIDEO - Islami: Policia e Kosovës ka kryer aksionin në mënyrë profesionale

Njësitë e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe.

Nga ky aksion janë bastisur 12 lokacione. Janë arrestuar 19 punonjës policor, prej tyre 11 të nacionalitetit serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Njëri ka qenë kapiten, tre rreshter dhe të tjerët policë. Nga këto bastisje janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe një sasi parsh. Zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra.

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, në intervistë në 'Info3 live' në RTK3 tha se Policia e Kosovës ka kryer aksionin apo operacionin e saj në mënyrë profesionale.

''Aksioni policor i Kosovës është një aksion rutinë, i zakonshëm, ku me urdhër të prokurorit të përgjithshëm Policia e Kosovës ka zbatuar urdhërin e prokurorit dhe ka kryer operacion në shkallë vendi në disa komuna, pra ndër to edhe në Veriun e Kosovës. Ky operacion ka kaluar pa bujë të madhe, pa spektakël dhe vlerësimi im personal dhe i analistëve të tjerë dhe strukturave të sigurisë së shtetit dhe institucioneve vlerësojne se Policia e Kosovës ka kryer aksionin apo operacionin e saj në mënyrë profesionale'', tha Islami në RTK3.

Poashtu Islami tha se disa persona të papërgjegjshëm kanë sulmuar pjestarët e Policisë së Kosovës, ku në mesin e tyre kemi edhe të lënduar dhe të plagosur por që për fat të mirë në nivel të ulët.

''Ky aksion në Veriun e Kosovës nuk ka kaluar pa aksidente duke e ditur se populli serb i veriut të Kosovës është i ndikuar nga Qeveria e Beogradit e cila gjatë kryerjes të arrestimeve të disa personave të dyshuar, disa persona të papërgjegjshëm kanë ndërmarrë disa sulme ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës, ku në mesin e tyre kemi edhe të lënduar dhe të plagosur por që për fat të mirë në nivel të ulët''.

Islami tha se Kosova në çdo statistikë del se krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi janë evidente prandaj operacioni i sotëm dhe arrestimi i 19 personave është veprimi që duhet ndërmarrë.

''Institucionet e Kosovës janë në rrugë të mbarë që të ndërmarrin një sërë masash për arrestimin dhe zvoglimin ose eliminimin e krimit të organizuar ku Kosova në çdo statistikë del se krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi janë jashtëzakonisht evidente dhe kësisoji mendoj se operacioni i sotëm dhe arrestimi i mbi 19 personave është një ndër veprimet që është ndërmarrë dhe pritet që edhe në të ardhmen të ndërmeren veprime të tilla për arrestimin e të gjithë atyre që dyshohen se kanë kryer krim të organizuar'', tha Islami, njohës i çështjes së sigurisë.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Lajme