Albani e Miriami me këngë të re, klipi ka momente të kurorëzimit në Maldive
BKT
Magazina

Albani e Miriami me këngë të re, klipi ka momente të kurorëzimit në Maldive

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani para disa ditëve kanë kurorëzuar lidhjen me martesë. Çifti që është bashkë që 12 vjet, kishte përzgjedhur ishujt luksoze të Maldiveve për të kurorëzuar romancën e tyre.

Edhe pse larg syrin të publikut, dyshja pritet që gjatë fundjavës të bëjë edhe një dasmë, ndërsa paraprakisht ka një befasi për fansat.

Këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa kanë bërë të ditur se po vijnë me një këngë të re.

“Duamë”, titullohet kënga e re e dyshes që shoqërohet me një video, ku ka skena edhe prej ditë së shënuar për çiftin.

Miriami dhe Albani tashmë janë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin, Amelia.

 


MË SHUME NGA Magazina