Ruçi me delegacionin amerikan: Reforma në Drejtësi, e pakthyeshme
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehu sot mirënjohjen për mbështetjen nga SHBA për reformat integruese në Shqipëri, sidomos Reformës në Drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Kongresit Amerikan dhe të Këshillit Atlantik, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit.
Kryetari Ruçi vuri në dukje rolin përcaktues të ShBA në momentet vendimtare të kombit shqiptar, duke filluar nga mbrojtja e tërësisë territoriale pas shpalljes së Pavarësisë, koalicioni antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbështetja gjatë tranzicionit, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO, si edhe mbështetja për reformat dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. /ATSh























