16:39 / 28.05.2019
Shqipëri, akreditohen edhe 106 vëzhgues afatgjatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri miratoi në mbledhjen e sotme kërkesën e KSHH për akreditimin e 106 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Më herët, KQZ ka akredituar 32 vëzhgues afatgjatë të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit.
Po ashtu, zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga 11 vëzhgues afatgjatë të KRIIK Albania, të akredituar tashmë nga KQZ. /ATSh























