Marseille me trajner të ri, firmos portugezi i njohur!
Pas Olympique Lyon që i besoi brazilianit Sylvinho edhe Olympique Marseille ka zyrtarizuar emrin e trajnerit të ri. Vendin e të larguarit Rudi Garcia te OM e ka marrë portugezi i njohur Andre Villas-Boas. Ish trajneri i Portos dhe Chelsea-t ka firmosur për 2 vite me klubin francez.
Drejtuesit e Marseille besojnë se me Villas-Boas skuadra do të rikthehet në Champions League dhe pse jo të luftojë për titullin kampion, pasi edhe në merkato priten blerje të rëndësishme. Luzitani Villas-Boas edhe pse është vetëm 41-vjeç ka një karrierë të pasur si trajner pasi që nga viti 2009 ka drejtuar me rradhë Academica Coimbran dhe Porton në Portugali, Chelsean dhe Tottenham në Angli, Zenitin në Rusi dhe Shanghai Sipg në Kinë, ndërsa tashmë portugezi është gati për aventurën te Marseille.























