Qalaj: Aksioni i sotëm ishte mjaft i suksesshëm
BKT
Lajme

Qalaj: Aksioni i sotëm ishte mjaft i suksesshëm

Komandanti i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se personat të cilët i kanë shpëtuar arrestimit të sotëm do të jenë në kërkim dhe herëdokur do të arrestohen.

Ai ka folur të martën në “55 minuta”.

“Operacion i vështirë, por mjaft i suksesshëm. Është arritur qëllimi që personat e përfshirë në vepra kriminale janë arrestuar.  Kemi arritur që pa pasoja të rënda në njerëz ta kryejmë këtë aksion. Disa individë kanë arritur të largohen, ata do të jenë në kërkim, dhe herëdokur do të arrestohen”, ka thënë ai.

Qalaj është shprehur se situata momentale është e qetë dhe normale.


MË SHUME NGA Lajme