22:37 / 28.05.2019
Analisti Gecaj: Serbët në Kosovë nuk janë të rrezikuar nga dikush
Hysen Gecaj, analist i sigurisë, nuk sheh që serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga dikush. Ai të martën në “55 minuta” ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës të zhvilluar gjatë ditës.
“Serbët nuk janë të kërcënuar nga dkush në Kosovë, Vuçiqi po flet për nevoja të politikës së brendshme”, ka theksuar Gecaj.
“Aksioni ishte në përputhje me kompetencat dhe ligjet e Kosovës në fuqi. Në këtë rast është goditur një krim I organizuar brnda vendit që nuk njeh përkatësi nacionale”.























