10:15 / 29.05.2019
Rita përmbledh në një video momentet më të mira nga koncerti në Liverpool
Rita Ora po vazhdon turneun e saj “Phoenix”.
Rita Ora po vazhdon me koncertet në kuadër të turneut shumë të suksesshëm “Phoenix”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja së fundi ka mbajtur koncert në Liverpool, ndërsa pamje nga performanca e saj i solli të përmbledhura në një video në Instagram.
“Liverpool ishit të mrekullueshëm natën e kaluar, ju dua!!!”, ka shkruar Rita mbi këtë video.
Për ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar dy projekte muzikore në bashkëpunim me emra të njohur të industrisë së muzikës.























