Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi
BKT
Sport

Kosovare Asllani nderohet me statujë në Suedi

Futbollistja e njohur suedeze me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, është nderuar me statujë në klubin e futbollit, Linköpings FC në Suedi.

Ka qenë vetë futbollistja ajo e cila e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebook”.

“WOW. Jam jashtëzakonisht shumë krenare të jem ndër femrat e para futbolliste që nderohet me një statujë në Suedi. Me iniciativë të ‘Football Forevher’, e nisur nga Coca-Cola dhe nga Federata Suedeze e Futbollit, dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e dukshmërisë në rritje për lojtare femra. Bashkë mund të krijojmë barazi gjinore në futbollin suedez. Bashkë shkruajmë historinë”, ka shkruar Kosovare Asllani në “Facebook”.

Gjatë karrierës së saj, Kosovare Asllani ka luajtur edhe në ekipet e famshme PSG dhe Manchester City.