Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë Zeni Ballazhi, kurator i ekspozitës me punimet e Muslim Mulliqit.

E ftuara e radhës do të jetë Resmije Sertolli, terapeutiste e cila do të flas për sfidat e fëmijëve me ngecje në zhvillim.

Lidhje direkte do të ketë nga Beogradi nga festivali 'Mirëdita, Dobar dan', prej atje do të flas Kulmita Kajtazi, këshilli organizativ i festivalit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme