Gazidis: Maldinin e dua drejtor, mos prisni blerje të mëdha nga Milani
Milani ka mbyllur një tjetër sezon të dështuar në Serie A, duke mos e arritur objektivin për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Menjëherë pas përfundimit të edicionit, kanë nisur ndryshimet në klub, me Leonardon dhe Gennaro Gattuson që janë larguar edhe zyrtarisht.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Ivan Gazidis që njëherësh është edhe drejtor ekzekutiv i Milanit, ka treguar planet që ka ai për skuadrën, ndër të tjera dëshiron që ta mbajë pranë Paolo Maldinin, i cili ende nuk ka vendosur se a do të qëndrojë apo jo. “Dëshira ime është që drejtor teknik të jetë Paolo Maldini, një legjendë e Milanit dhe njeriu ideal për të kontribuuar në ngritjen e klubit”. “Ia kam bërë propozimin tim Paolos dhe ai ka marrë disa ditë kohë për të menduar. Po pres përgjigjen, sepse bashkë me Paolon do të nisim më pas punën për të gjetur trajnerin e ri”, tha Gazidis.Sipas tij Milani nuk ka para për të blerë lojtarë të mëdhenj dhe synimi i tyre është të gjejnë futbollistë të lirë dhe të talentuar.“Mjaft më me gënjeshtra, pasi nuk do të ketë asnjë futbollist të madh në këtë afat kalimtar për ne”. “Do të synojmë futbollistë që kanë mundësinë të rriten bashkë me klubin, pasi duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë financiare.Të mos harrojmë që kemi edhe Fair Play-n Financiar, me të cilin duhet të zgjidhim shumë çështje”, përfundoi ai.























