Rekomandimi i KE, Meta takim me Soreca-n
BKT
Shqipëri

Rekomandimi i KE, Meta takim me Soreca-n

Presidenti Ilir Meta priti në takim ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian.

Meta mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

Kreu i shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-evropiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin evropian. /Tch


MË SHUME NGA Shqipëri