Lacazette i mbyll derën Barçës: Nuk largohem nga Arsenali
BKT
Sport

Lacazette i mbyll derën Barçës: Nuk largohem nga Arsenali

Alexsandre Lacazette është në kulmin e karrierës. Transferimi të Arsenali e ka ndezur më shumë dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës. Bashkë më Aubameyang kanë një kimi shumë të mirë dhe shënojnë pa fund.

Për francezin Barcelona dhe Atletico Madrid kanë shfaqur interes serioz. Madrilenët e duan yllin francez për të mbushur hapësirën e lënë bosh nga largimi i Grizzman. Barcelona pret këtë të fundit, por një komplikim i mundshëm i situatës bën që Lacazette të jetë plani rezervë.

Megjithatë, 28-vjeçari duket se është dashuruar me Arsenalin. Ai mohon mundësinë e largimit dhe shprehet se nëse klubi nuk dëshiron ta largojë, atëherë qëndrojë.

"Ndihem mirë. Me trajnerin Emery në krye luaj shumë dhe kam fituar besim. Më duhet ta falenderoj Vengerin, pasi ai ishte autori i ardhjes sime këtu. Kam mbyllur një sezon të mirë dhe shpresoj që pushimet të mos e ndalojnë vrullin. Punoj shumë gjatë stërvitjes për të qenë gati”, tha ai, transmeton albeu.

"Nëse klubi është i lumtur me mua, dhe unë jam i lumtur. Do të qëndroj. Në Francë thonë që mosha ime është ajo e kulmit të karrierës. Uroj të mos jetë sezoni i fundit në Londër. Shpresoj që forma ime të mos pësojë ulje", përfundoi ylli Francez.