19:50 / 29.05.2019
Elvis Rexhbecaj niset drejt Kosovës
Përfundimi i sezonit në ligat evropiane ka bërë që shumë futbollistë me prejardhje nga Kosova, të zgjedhin vendin e tyre për pushime.
Kosovën për pushime e ka zgjedhur edhe talenti i Wolfsburgut, Elvis Rexhbecaj, shkruan lajmi.net.
21 vjeçari në ‘Instastory’ ka njoftuar se po udhëton drejt Kosovës.
Familja e Rexhbecajt është nga fshati Gjonaj i komunës së Prizrenit.
Mesfushori në nivel ndërkombëtar ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare të përfaqësojë, mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Udhëtimi i Rexhbecajt drejt Kosovës, është mundësi e mirë për FFK-në që të tentoi të bind lojtarin që të zgjedh kombëtaren dardane.























