09:10 / 30.05.2019
Moti sot në Shqipëri
Në Shqipëri, sot moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të karakterit lokal në veriperëndim, ndërsa zona qendrore dhe jugu i vendit do të jenë me kthjellime dhe vranësira.
Nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 11/22°C
Zonat e ulëta 16/27°C
Zonat bregdetare 15/26°C























