Gjilani e Besa luajnë sot për një biletë në Superligë
BKT
Sport

Gjilani e Besa luajnë sot për një biletë në Superligë

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të luhet ndeshja e parë e barazhit për Superlig, e ku ballafaqohen Gjilani dhe Besa.

Derisa gjilanasit kërkojnë mbetjen në elitë, pejanët synojnë që pas një viti të kaluar në Ligën e Parë të rikthehen aty ku e kanë vendin, në mesin e 12 skuadrave më të mira. 

Gjithsesi, presioni është mbi Gjilanin për shumë arsye. Skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani realisht është favorit në letër, pasi ka më shumë cilësi në organikën e saj, mirëpo në ndeshje të tilla si kjo nuk është e lehtë menaxhimi i lojës.

Ndeshja nis në orën 16:00 dhe pritet numër i konsiderueshëm i tifozëve.