Soreca: Këshilli të çelë negociatat tani pa kushte për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Soreca: Këshilli të çelë negociatat tani pa kushte për Shqipërinë

“Raporti i KE është shumë pozitiv për Shqipërinë, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin që të çelen negociatat tani pa kushtëzime apo kushte”, deklaroi sot Ambasadori i Delegacionit të BE-së, në Tiranë, Luigi Soreca i cili i dorëzoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi raportin e progresit të KE-së për vendin tonë.

Soreca tha se “Shqipëria ka bërë progres apo ecuri domethënëse dhe ne besojmë që në këtë raport  njihen pikërisht të gjitha këto arritje”.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Ruçi tha se “rekomandimi pozitiv i dhënë nga Komisioni Eurpoian është i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike që ata kanë, pasi është një gjë shumë pozitive që në Shqipëri nuk ka euroskptikë”.

Sipas tij, ky progress raport po vjen direkt pasi kanë mbaruar zgjedhjet në Parlamentin Europian rezultati i së cilës është shumë i mirëpritur nga ne  pasi fitoi forca progresiste pro-europiane.

“Uroj që kësaj radhe Këshilli të marrë një vendimmarrje sikurse e ka rekomanduar KE”, përfundoi Ruçi. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri