14:34 / 30.05.2019
VIDEO-Rritet vetëdijësimi i prindërve për fëmijët në mungesë të zhvillimit
RTKlive
Qendra për Trajtim dhe Socializim të Fëmijëve është hapur në muajin maj të vit të kaluar dhe ka fokus trajtimin e fëmijëve që kanë mungesë në zhvillim dhe inkuadrimin e tyre në shkolla dhe ndihmë për prindër.
Resmije Sertolli terapiste në Qendrën për Trajtim dhe Socializim të Fëmijëve, tha se qendra punon me fëmijët në zhvillim, me fëmijët me autizëm dhe fëmijët me Sindrom Down. Sipas saj, ata aplikojnë terapinë e sjelljes.
“Ka vetëdijësim të prindërve për të trajtuar fëmijët me probleme”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:























