15:59 / 30.05.2019
Miriam Cani mbush 34 vjeçe, Alban Skënderaj shkruan urimin e ëmbël
Këngëtarja Miriam Cani feston sot 34-vjetorin e lindjes dhe ka marrë urimin më të bukur nga partneri.
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga martesa e tyre dhe në urimin e ditëlindjes, Albani e quan bashkëshorte.
"Cdo fjale me shume do ishte e tepert. Dashuria per ty nuk pershkruhet dot me fjale.
Gezuar ditelindjen bashkeshortja ime", shkruajti Albani në një postim në Instagram ku shfaqet duke i dhënë një puthje të ëmbël Miriamit.
Ndonëse kishin vite që bashkëjetonin bashkë, ata vendosën të martoheshin pas 12 vitesh lidhje. Ndër të tjera, sot ai do publikojë këngën "Duamë", e cila thuhet se është dedikim për dashurinë e tij ndaj Miriamit.























