Rezultatet e testit tregojnë se në çfarë mase është përvetësuar kurrikula
Ardiana Hajzeri, Radio Kosova
Rreth 27 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, të cilin e organizon Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se testi mundëson verifikimin e marrjes se njohurive, ndërsa nxënësëve ju ndihmon në orientimin e tyre në arsimin e mesëm të lartë.
Fatmir Elezi nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit.
“Për testin e arritshmerisë i kemi bërë të gjitha përgatitjet janë bërë që të realizohet administrimi i testit. Ketë vit numri i nxënëseve është rreth 27 mijë nxënës është me i vogël se viteve të kaluara. Këtij testi do ti nënshtrohen të gjithë nxënësit e klasave të nënta në të gjitha komunat”
Ndërkaq, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën, se ky test mundëson orientimin e nxënësëve për shkollimin e mëtutjeshëm dhe vlerësimin e marrjes se njohurive në shkollimin paraprak.
“Sigurisht ky është një test i cili ndihmon orientimin e tyre në arsimin e mesëm të lartë. Rezultatet e testit të arritshmerisë do të tregojnë se në çfarë mase është përvetësuar kurrikula në shkollat e mesme të ulëta”
Po ashtu, Pupovci, tha se duhet të ketë kujdes në ruajtjen e integritetit të testit, ngase bazuar në përvojat e me hershme ka ndodhur që nxënësit të renditën në mënyrë të padrejtë.
”Sigurisht një gjë që dimë nga vitet e kaluara duhet të punohet në sigurimin e integritetit të testit. Sepse aty ekziston dukuria e kopjimit dhe mashtrimit e cila shpeshherë rezulton me rezultate që janë krejtësisht reale ku në bazë të tyre nxënësit pastaj renditën në mënyrë të padrejtë.”
Rezultatet e testit të arritshmërisë do të publikohen me datë dhjetë qershor, ndërsa afati i ankesave do të jetë i hapur tri ditë pas shpalljes se rezultateve.























