10:28 / 31.05.2019
Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult `në betejë` për Batman
Dy javë pasi u njoftua se Robert Pattinson ishte zgjedhja më e mirë për të luajtur `Batman`, një konkurent i ri ka dalë.
Aktori është në një betejë me Nicholas Hoult për të marrë rolin që deri tani është luajtur nga Ben Affleck.
Gazetari i Wrap, Umberto Gonzalez zbuloi në Twitter të enjten se të dy Pattinson dhe Hoult janë në audicion për rolin.
"Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult po testohen për rolin e Batman,"-shkroi Gonazel.
Gazetari shtoi se filmi do fillojë të vitin 2020 duke i dhënë mundësi studios të studiojë pjesën tjetër të kastit të aktorëve.
Warner Bros. Fillimisht paralajmëroi se filmi do publikohej më 21 korrik 2021, por tani nuk është më e sigurtë,
Batman do shkruhet dhe drejtohet nga Matt Reeves.























