Haradinaj: Raportet ndërfetare në Kosovë të shkëlqyera
BKT
Lajme

Haradinaj: Raportet ndërfetare në Kosovë të shkëlqyera

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, ku tha se raportet unike ndërfetare në vend janë si gjithnjë të shkëlqyera.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në 'Facebook' ka shkruar se Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare

''Në takim me Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Kosovës, vlerësuam se raportet unike ndërfetare në vend janë si gjithnjë të shkëlqyera, si shembull i harmonisë kohezive në shtetin tonë të ri.

Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare dhe në këtë frymë, angazhohet për bashkëpunim të ngushtë për paqe të qëndrueshme me të gjitha shtetet, përfshi Selinë e Shenjtë, me të cilin Kosova ka një marrëdhënie të veçantë.

RH''


MË SHUME NGA Lajme