Deputeti i CDU thirrje për dialog: Hedhja e molotovëve nuk është opsion
BKT
Shqipëri

Deputeti i CDU thirrje për dialog: Hedhja e molotovëve nuk është opsion

Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Olav Gutting, ka shprehur vlerësim për ecurinë e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të postuar në tëitter, Gutting  thotë se Shqipëria është partneri jonë dhe nuk duhet të harrojmë që shqiptarët janë populli më proevropian.  

Gutting u sugjeron kolegëve të tij të jenë të kujdesshëm në dërgimin e mesazhe nga Gjermania në Shqipëri.

“Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm duke dhënë këshilla në Shqipëri, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve. Mund të themi vetëm se largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është opsion. Kjo është edhe e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona”, thuhet në deklaratën e deputetit të CDU-së, transmeton Oranews.

Ai sugjeron që mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut  dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.

Deputeti i CDU-së u sugjeron kolegëve që të përshëndesin përparimin e Shqipërisë bazuar në Komisionin e BE dhe të marrin me shumë përgjegjësi rekomandimin pozitiv të Komisionit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë, pasi ka një progres të prekshëm.

 


MË SHUME NGA Shqipëri