Hoxhaj: Sulmi ndaj gruas rome një akt qyqar, fajtorët të dalin para ligjit
BKT
Lajme

Hoxhaj: Sulmi ndaj gruas rome një akt qyqar, fajtorët të dalin para ligjit

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur sot në Ferizaj ndaj gruas së etnitetit rom, duke thënë se fajtorët duhet të dalin para ligjit dhe se viktimës në fjalë duhet t’i ofrohet ndihma e duhur nga institucionet e Republikë së Kosovës.

Ai thotë se është i trishtuar nga një sulm i tillë, të cilin e quan edhe qyqar. 

“I trishtuar nga sulmi i dyfishtë e qyqar ndaj gruas së komunitetit rom të vendit tonë. Kosova është shtet multi-etnik. Është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe sulme të tilla janë të patolerueshme. Prandaj u bëj thirrje organeve të drejtësisë që fajtorët të përballen me ligjin dhe zonjës t’i ofrohet ndihma e nevojshme”, ka shkruar Hoxhaj.

 


MË SHUME NGA Lajme