Çitaku reagon për gruan e sulmuar rome: Turp na qoftë
BKT
Lajme

Çitaku reagon për gruan e sulmuar rome: Turp na qoftë

Gruaja me përkatësi rome u rrah sërish. Sot ajo u sulmua në Ferizaj brutalisht nga disa nxënës.

Reagimet e zyrtarëve shtetërorë ishin të menjëhershme.

Një reagim ka bërë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku. Por reagimi i saj ishte pak më ndryshe.

Ajo ka rrëfyer për një ngjarje të vërtetë kur ishte  e vogël dhe në klasë kishte dy fëmijë të komunitetit rom Nurijen dhe Fitimin.

Ajo ka treguar se edhe atëherë nuk i kanë dashur këta fëmijë e madje edhe i kanë tallur. Këto veprime Çitaku i ka quajtur të turpshme.

Postimi i Çitakut në Facebook:

E kam pasë në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhepse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim.  Nje ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë.  E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim.  Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme.  Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.  Turpi qoftë mbi ne.


MË SHUME NGA Lajme