Stoltenberg të dielën vizitë zyrtare në Tiranë
BKT
Shqipëri

Stoltenberg të dielën vizitë zyrtare në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për një vizitë disa orëshe në Tiranë, të dielën e 2 qershorit.

Në njoftim për mediet, NATO njofton se “të dielën, 2 qershor Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë”.

Stoltenberg do të zhvillojë një takim me Presidentin, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Stoltenberg do të zhvillojë një konferencë për mediet me kryeministrit Rama, në orën 15:20 minuta.


MË SHUME NGA Shqipëri