​Sarri gjithnjë e më pranë Juventusit
BKT
Sport

​Sarri gjithnjë e më pranë Juventusit

Kampionët e Italisë janë afër marrëveshjes me trajnerin aktual të Chelseat.

Pas largimit të Massimiliano Allegrit, Juventusi është në kërkim të njeriut i cili do ta drejtojë skuadrën për të ardhmen.

Gazzetta dello Sport sot shkruan që Maurizio Sarri do të jetë ai që do të ulet në stolin e Juventusit dhe për këtë vetëm pritet që fillimisht ai të ndërpresë bashkëpunimin me Chelsean. Sarri do të ketë një takim me pronarin e Bluve, Roman Abramovich, të cilit do t’ia bëjë me dije se dëshiron të kthehet në Itali dhe kontrata do të shkëputet me marrëveshje të dyanshme.

Kësisoj aventura e Sarrit me Chelsean do të mbyllet pas vetëm një sezoni, ku ai arriti edhe ta fitonte Ligën e Evropës.

Në ditët në vijim do të vijë zyrtarizimi kur edhe Sarri do të konfirmohet si trajneri i ri i skuadrës së Juventusit.