‘El Larguero’: Barça ka arritur marrëveshje me Griezmann-in
BKT
Sport

‘El Larguero’: Barça ka arritur marrëveshje me Griezmann-in

Kampioni i botës me Francën, Antoine Griezmann, do të transferohet te Barcelona.

‘El Larguero’ raporton Barcelona dhe Antoine Griezmann kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit francez që në muajin mars, duke pretenduar se ka edhe dokumente që e vërtetojnë këtë, përcjell ‘lajmi.net’.

E njëjta media thekson se një marrëveshje mes palëve është arritur në tetor të vitit të kaluar, dhe se marrëveshja kryesor është arritur në mars, ndërsa shumë shpejtë do të shpallen edhe detajet.

Momenti kur Griezmann ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Barcelonës, është humbja e Atletico Madridit nga Juventus në Ligën e Kampionëve.

Griezmann te Atletico Madrid qëndroi pesë sezone, pas transferimit nga Real Sociedad.