Llapi dhe Bujar Idrizi vazhdojnë bashkëpunimin
BKT
Sport

Llapi dhe Bujar Idrizi vazhdojnë bashkëpunimin

KF Llapi dhe Bujar Idrizi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bujar Idrizi, do të jetë pjesë e KF Llapit në sezonin 2012/2020.

Përmes një njoftimi, skuadra nga stadiumi ‘Zahir Pajaziti’, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur.

Njoftimi i KF Llapit:

ZYRTARE: Bujar Idrizi vazhdon kontratën edhe për 1 vit me Llapin

Podujevë, 31 maj 2019 – KF Llapi ka vazhduar bashkëpunimin edhe për 1 vit me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bujar Idrizi. Idrizi me kontratën e nënshkruar sot, do jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2020.

Bujar Idrizi sezonin që lamë pas ka zhvilluar 30 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime.