Juve në “gjueti” për një mbrojtës, gati ta rrëmbejë Boateng-un
BKT
Sport

Juve në “gjueti” për një mbrojtës, gati ta rrëmbejë Boateng-un

Juventusi po mendojnë prej kohësh të forcojnë mbrojtjen. Një emër i ri ka dalë në skenë, i cili ofron garanci.

Jerom Boateng nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit gjermanë dhe Juventus do të kërkojë të përfitojë nga kjo.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, torinezët do të hidhen në sulm për 30 vjeçarin. Edhe vetë gjermanit do t’i pëlqente kalimi te Juventusi, pasi do të luante ende në nivele të larta.

Ajo që mungon është vetëm sinjali i kalimit nga Bayerni i Mynihut. Bardhezinjtë po lëvizin shpejt në merkato, ndoshta më shpejt se zyrtarizimi i trajnerit të ri.