Bayerni ofroi 80 milionë euro për Sanen, City befason bavarezët!
BKT
Sport

Bayerni ofroi 80 milionë euro për Sanen, City befason bavarezët!

Manchester City ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh që Bayerni i Mynihut ka bërë javën e shkuar për shërbimet e anësorit gjerman të klubit anglez, Leroi Sane.

Lajmin e ka publikuar “The Guardian” dhe natyrisht që Rumegine me Hënesin nuk kanë mbetur të kënaqur nga ky refuzim.

Kjo sepse kampionët e Gjermanisë po kërkojnë zëvendësuesit e denjë për Arjen Roben dhe Frank Fibery, që në mbyllje të këtij sezoni, i dhanë fund edhe eksperiencës së tyre shumë vjeçare në Bavari, transmeton BW.

Gjithsesi, ende nuk dihet hapi i radhës nga ana e Bayerit, në do të rrisë ofertën, apo në do të ndryshojë shenjestër dhe të kërkojë një tjetër element.