Thaçi dhe Gjukanoviq sot flasin në Forumin “То be Secure”
BKT
Lajme

Thaçi dhe Gjukanoviq sot flasin në Forumin “То be Secure”

Në Budva të Malit të Zi po mbahet Forumi i Sigurisë “То be Secure”, i cili këtë vit ka mbledhur shumë personalitete nga fusha e politikës dhe sigurisë.

Dje janë mbajtur shumë panele ku është diskutuar për çështjet më të rëndëisshme rajonale dhe globale.

Në këtë forum po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot së bashku me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq, janë pjesë e një diskutimi të hapur.

Thaçi dhe Milo Gjukanoviq do të flasin për çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të tërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili rajonin tonë do ta bënte më të sigurt dhe më të aftë për t'iu përgjigjur sfidave globale.              

Forumi i Sigurisë “To be Secure” organizohet nga Këshilli Atlantik, nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi


MË SHUME NGA Lajme