08:16 / 02.06.2019
Sot në Tiranë proteston opozita
Opozita shqiptare sot mban protestës e radhës në Tiranë, një ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore nga PS për zgjedhjet e 30 qershorit.
Protesta organizohet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre dhe mbahet në mbrëmje.
Opozita shqiptare është shprehur e vendosur se nuk do të ndërpres protestat deri në largimin e kryeministrit Rama, të cilin e akuzojnë për kapje të shtetit.























