Basha: Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë
Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari para drejtësisë për vjedhjen e votave.
Duke folur përpara turmës së protestuesve në protestën e 7-të kombëtare, Basha e ka konsideruar Ramën “një kufomë politike”.
Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar, trë tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurrsesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë. Le ta dëgjojë nga bunkeri ku është fshehur, zërin tuaj. Bëjeni ta dëgjojë e gjithë bota. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë, duhej të jepte llogari për vjedhjet, ka thënë Basha./tvklan.al.























