23:14 / 02.06.2019
Ministria e Shëndetësisë: Protestuesi i plagosur në gjendje të mirë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se një prej protestuesve të plagosur, 29-vjeçari me inicialet E.B., i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.
Bëhet me dije se nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave.
Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /Top Channel/























